Site icon Telegrafi

“IQ to Link” dhuron katër kuti inovative dezinfektuese për qytetarët e Komunës së Prishtinës

Prej datës 1 qershor veçse ka filluar një lehtësim i madh i masave ku parashihet rikthimi në normalitet. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se virusi COVID-19 ende ekziston në mesin tonë, kompanitë, qytetarët dhe të gjithë janë ende duke u munduar ta parandalojnë përhapjen e virusit.

Për të treguar përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve e punëtorëve të vet, dhe me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve të Prishtinës, kompania “IQ to Link” dhe “Webhelp Group”, që po shkrihen në brendin “Webhelp Kosovo”, ka vendosur që t’i dhurojë katër kuti inovative dezinfektuese për Komunën e Prishtinën.

Një prej këtyre kutive është vendosur në hyrje të objektit të komunës, ndërkaq të gjithë qytetarët mund të futen aty ku kutia inovative përmes sensorëve liron dezinfektues në të gjithë trupin, pa e prekur fytyrën.

Në një fjalim rasti, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, e ka mirëpritur këtë donacion dhe e ka falënderuar kompaninë “IQ to Link” (Webhelp Kosovo) për kujdesin që ka treguar për qytetarët, duke shtuar se kjo kuti do të ndihmojë në parandalimin e virusit tek qytetarët dhe stafi i komunës.

Në foto: Muhedin Nushi, Arta Beqiraj, Taulant Papuqi

Arta Beqiraj, drejtoreshë për HR dhe Rekrutim në kompaninë “IQ to Link” (Webhelp Kosovo), ka treguar se kuti të tilla kanë vendosur në të gjitha qendrat e veta për t’u ofruar rikthim të lehtë e të sigurt punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Ndër tjera, ajo ka shtuar se përveç se kompania u ka mundësuar punëtorëve të punojnë nga shtëpia në mënyrë që të ndihen më të sigurt nga coronavirusi, “IQ to Link” (Webhelp Kosovo) e ka parë performancën e shkëlqyeshme të punëtorëve dhe ka punësuar 200 punëtorë të ri përmes aplikimeve online, të cilët po ashtu punojnë nga shtëpia.

Në anën tjetër, Taulant Papuqi, drejtor për IT dhe Facility, ka treguar se këto kuti janë vendosur në mënyrë që të krijohet qasje e lehtë dhe e sigurt e qytetarëve në këto pika, njësoj sikurse në kompaninë “IQ to Link” (Webhelp Kosovo).

“Së bashku me zyrtarët e komunës, ne kemi përzgjedhur që dy prej këtyre kutive të vendosen pranë objektit të ri dhe të vjetër të komunës; një në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ulpianë; dhe një pranë Pallatit të Rinisë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version