Telegrafi

iPod Nano i ri me kamerë

Mirëpo, tani duket se Apple është përgatitur që të lansojë versionin e ri të gjeneratës së shtatë të iPod Nano me kamerë, ndërsa thuhet se ky model do të jetë edhe më i hollë se sa ai paraprak.

Sipas Apple.Pro, versioni më i ri i iPod Nano do të përfshijë edhe kamerën, ndërsa për modelin e gjenratës së shtatë të iPod tashmë janë publikuar edhe disa fotografi në internet.

Edhe në të kaluarën, Apple.Pro kishte lëshuar pamje iPod’ve të nxjerra nga kompania Apple, të cilat më pas ishin të sakta, ndërsa ia vlen që edhe kësaj radhe t’i besojmë faqes e cila ka burime të besueshme brenda kompanisë Apple. / Telegrafi /