Telegrafi

IPKO: Zotërojmë 35 për qind të tregut brenda një viti

Operatori i dytë i telefonisë mobile, IPKO, ka ndarë shpërblimin, “BMW X3”, të cilin e ka fituar Luljeta Avdiqi nga Prizreni, e cila për të fituar veturën kishte dërguar dy sms .

Drejtorit i “Ipko”-së, Akan Ismajli, përveç urimit për këtë shpërblim, ka prezantuar edhe të arriturat e kësaj kompanie.
Sipas tij, gjatë muajit tetor është bërë një hulumtim, të cilin e ka realizuar “Gani Bobi”, me pjesëmarrjen e 1.037 respodentëve,  sipas të cilit  margjina e gabimit është deri në 3%.

Ky hulumtim ka patur për qëllim të përcaktojë madhësinë e telekomunikimeve në Kosovë dhe pozitën e “Ipko”-së në këtë treg.

Nga prezantimi është parë që 49% e respondentëve përdorin internetin në Kosovë, kurse 51% jo. Prej këtyre që e përdorin internetin, 38% rregullisht, 34% shpesh, kurse 28% më rrallë, që do të thotë një herë ose dy herë në javë.

Përsa i përket internetit, Ipko ka 59% të tregut, Kujtesa ka 19% dhe PTK 22% të tregut.

Në pjesën e telefonisë fikse është vërejtur një rënie e shfrytëzimit në krahasim me periudhën e kaluar, ku vetëm 40 % e popullatës përdornin telefoni fikse dhe 60% nuk e përdorin më.

Për 6 muaj operimi në telefoni fikse “Ipko” ka 9% të tregut, ndërsa PTK 91%, thuhet në hulumtim.

Në telefoninë mobile del se “PTK–Vala” ka 64 % të tregut, “Ipko” brenda një viti ka mbërritur në 35 % të tregut, kurse operatorët e  tjerë që veprojnë ilegalë, kjo  në pjesën veriore, kanë një përqindje e vogël 0.17 %.

Akan Ismajli, drejtor i kompanisë IPKO tha se, “Ipko” është investimi më i madh në Kosovë, po ashtu edhe investimi më i madh slloven në Kosovë.

“Kjo na ka bërë që të jemi në fokus të mediave sllovene dhe mediave këtu, por kohëve të fundit jemi duke u përdorur si model që të gjithë investitorët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë mund të investojnë”. /Telegrafi/