Site icon Telegrafi

IPKO zbret çmimet e pakove të TV digjital deri në 20 për qind

Këtë fundvit, abonentët e IPKO TV digjital do të kursejnë deri në 20 për qind nga çmimet standarde të pakove e tyre të preferuara të televizionit kabllor digjital

Ofruesi më i madh dhe më i avancuar i TV digjital – IPKO, ka njoftuar sot se edhe këtë fundvit do ta vazhdojë traditën e zbritjes së çmimeve në pakot e saj atraktive të televizionit digjital. Këtë herë, zbritjet në pako arrijnë deri në 20 për qind.

Përkatësisht, të gjitha pakot një mujore të TV digjital IPKO tani mund të blihen për 10 për qind më lirë, pakot me validitet tre mujor do të zbriten për 15 për qind, ndërsa pakot një-vjeçare do të zbriten për 20 për qind. Çmimet e zbritura fillojnë prej sot, dhe vazhdojnë deri më 5 janar 2016.

Përveç çmimit të zbritur prej 20 për qind, abonuesit e pakove Premium për një vit do të marrin edhe resiverin SmartBox falas, Tvim falas, kanalin DigiGold falas, si dhe një pako për komunikim falas për 5 persona e cila vlen për 6 muaj rresht.

“Si shenjë falënderimi për besnikërinë e konsumatorëve tanë, ne kemi krijuar oferta të veçanta, të cilat vijnë si dhuratat dhe befasitë më të mira të fundvitit”, ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.
Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version