Telegrafi

Ipko zbret çmimet e pakove të televizionit digjital

Muaji maj do t’i kursejë para, të gjithë konsumatorëve apo familjeve kosovare të cilat posedojnë ose planifikojnë të blejnë pako të televizionit digjital nga IPKO. Gjatë këtij muaji, IPKO ka zbritur çmimet e pakos familjare për të gjithë konsumatorët ekzistues dhe ata të rinj.

Konsumatorët e rinj të televizionit digjital IPKO të cilët blejnë pakon Familjare me çmimet e reja promovuese, do të paguajnë vetëm 5 euro për aktivizim fillestar (nga çmimi i mëparshëm prej 20€). Me gjithsejtë 19.95 euro, ata do të pajisen me resiverin digjital dhe pakon Familjare, e cila përmban kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja për filma, lajme, dokumentarë, muzikë dhe kanale për fëmijë.

Në anën tjetër, të gjithë konsumatorët ekzistues të televizionit digjital IPKO, do të mund të blejnë pakon Familjare për vetëm 11.95 euro në muaj. Ky lirim vjen si pjesë e shumë befasive pranverore të cilat kompania IPKO do t’i bëjë për të gjithë konsumatorët e saj.

Pjesë e befasive të pranverës është edhe pako DUO GOLD, e cila përmban pakon e mirënjohur DUO (internet+TV) bashkë me 5 ngjarje televizive Pay per View dhe kanale shtesë të cilat nuk janë pjesë e pakon familjare , të cilat i bashkëngjiten pakos DUO GOLD.

Shpejtësia e internetit prej 1Mbps për dy kompjuterë, Pako Familjare, pesë ngjarje PPV dhe shtesa të tjera interesante janë pjesë e pakos DUO GOLD. Çmimi promocional për konsumatorët e rinj është 29.95 euro, ndërsa bashkë me këtë pako vjen edhe resiveri me vetëm 5 Euro shtesë.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të limituar, dhe është pjesë e befasive pranverore të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e saj.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit. /Telegrafi/