Telegrafi

Ipko Visa Prepaid me lojë shpërblyese, “Viti i Ri në Stamboll”

Të gjithë poseduesit e IPKO Visa Prepaid Card automatikisht janë pjesë e lojës shpërblyese, dhe kështu kanë shansin të fitojnë një udhëtim për dy persona, të cilët do të festojnë Vitin e Ri 2010 në Hotel W në Stamboll (duke përfshirë edhe fjetjen në Hotel W), dy bileta kthyese nga Prishtina në Stamboll, dhe 500€ në kartelën e tyre që fituesit t’i shpenzojnë ato si të duan.

Për çdo blerje me kartelë para datës 10 dhjetor 2009, poseduesit do të marrin një hyrje shtesë për në lojë. Poseduesit mund t’i rrisin shanset e tyre për të fituar sa herë që ata përdorin kartelën për të bërë një blerje, kudo që VISA pranohet, brenda dhe jashtë vendit, në internet, të rimbushin celularin e tyre me SMS, të transferojnë para me SMS, ose ta përdorin kartelën për të tërhequr para në bankomat (ATM).

Çdo shtetas kosovar me dokument të vlefshëm identifikimi mund të regjistrohet për tu pajisur me IPKO Visa Prepaid Card falas deri në fund të vitit, duke vizituar www.ipkocard.com.

IPKO Visa Prepaid Card u mundëson konsumatorëve të bëjnë blerje në internet, të bëjnë blerje në 28 milionë njësi tregtare ku kartelat VISA janë të pranuara dhe të tërheqin para nga 1.4 milion bankomat (ATM) në më shumë se 200 shtete në botë. Me mundësinë E-banking, e cila është falas, poseduesit e kartelës mund të menaxhojnë llogarinë e tyre në internet në www.ipkocard.com. Raiffeisen Bank i lëshon kartelat IPKO Visa Prepaid.

IPKO do të shpallë fituesin me fat për lojën shpërblyese “Viti i Ri në Stamboll" në Festën e 10 Vjetorit të IPKO’s më 12 dhjetor 2009.

Për të hyrë në lojë dhe për më shumë detaje, vizitoni www.ipkocard.com. /Telegrafi/