Site icon Telegrafi

IPKO vazhdon të zgjerohet – tani me dyqan të ri në Albi Mall

Kompania e Telekomunikimit IPKO, si kompani me fokus të veçantë në mirëqenien dhe shërbimin ndaj klientit, vazhdon të zgjeroj rrjetin e saj të dyqaneve duke hapur pikën e re të shitjes në Qendrën Tregtare Albi Mall, për të qenë sa më pranë klientëve.

Sikurse në çdo dyqan të saj ekzistues, dyqani në Albi Mall do të ofrojë shërbime premium, produktet dhe pajisjet më të reja të telefonisë mobile në vend, si dhe kujdesin më të mirë ndaj konsumatorëve.

“Si kompania më e qëndrueshme e telekomunikimit, e cila operon në këtë treg për tashmë mbi 20 vite, ne jemi prezent anembanë Kosovës dhe pothuajse në të gjitha familjet kosovare. Synimi ynë është të jemi prezent në të gjitha zonat urbane dhe rurale të vendit, në mënyrë qe te jemi sa më afër konsumatorit dhe ta bëjmë sa më të lehtë qasjen e  tyre në produktet dhe shërbimet tona”, – ka thënë z. Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO, në ceremoninë e hapjes së dyqanit.

Pika e re e shitjes së IPKO, do të punojë me një orar më të zgjatur se pikat tjera, dhe kështu klientëve do t’ju mundësohet qasje edhe më e lehtë në shërbimet dhe produktet e IPKO.

IPKO është e njohur për inovacion, ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin superior ndaj konsumatorëve.

Si investitori më i madh i huaj në vend, IPKO tani ka 24 dyqane në tërë Kosovën, mbi 250 pika të shitjes përmes distributorëve ekskluziv dhe mbi 3000 pika te shitjes me distributor jo ekskluziv.

Exit mobile version