Site icon Telegrafi

IPKO ua rikthen konsumatorëve shumën e njëjtë që shpenzon shoqëria e tyre

IPKO ka njoftuar sot se oferta e saj më e re ua mundëson konsumatorëve të saj ta sjellin shoqërinë e tyre në këtë rrjet dhe të pranojnë si bonus kredi në numrin e tyre mobil, shumën e njëjtë që miqtë që i kanë sjellë e shpenzojnë në numrat e ri të IPKO-së.

Nga pakoja më unike që i shpërblen konsumatorët, përfitojnë të gjithë.

Kjo, pasi që përveç përdoruesve ekzistues që përfitojnë nga miqtë e tyre të rinj që kalojnë në IPKO, edhe përdoruesit e rinj që i bashkohen rrjetit IPKO fitojnë 1GB internet falas.

“Ne e dimë se me zgjerimin e rrjetit tonë 3G dhe 4G në tërë Kosovën, komunikimi mes miqve dhe familjes është shumëfishuar, dhe mu për këtë ne e kemi krijuar këtë ofertë e cila mundëson që secili prej konsumatorëve të IPKO-së të shpërblehet me bonus kredi, sa herë që shoqëria që ai e ka sjellë në IPKO të shpenzojë në numrin e ri 049”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Konsumatorët ekzistues të IPKO mund të sjellin deri në 10 shokë në rrjet, dhe në fillim të muajit të pranojnë shumën e njëjtë të parave që miqtë e tyre i kanë shpenzuar për shërbimet mobile në IPKO.

Përdoruesit besnikë të cilët kanë sjellë shoqërinë në IPKO do të marrin bonus kredinë e shpenzuar nga miqtë për tre muaj rresht. Bonusi mund të përdoret për thirrje brenda rrjetit, SMS dhe internet në mobil.

Me kapacitetet e reja të brezit frekuencor, IPKO tani ofron tri herë më shumë kapacitet në 4G për konsumatorët e saj, anembanë Kosovës.
Rrjeti 3G dhe 4G i IPKO-së tani mbulon rreth 80 për qind të popullsisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version