Telegrafi

IPKO: TVim, falas për pakot Premium dhe Premium HD

Kjo, pasi që IPKO tani ka vendosur që të gjithë përdoruesve të saj që janë të abonuar në pakot Premium dhe Premium High Definition t’ua jap qasjen në platformën TVim, pa pagesë. Përdoruesve të pakove Family, TVim u ofron katër kanale pa pagesë.
TVim ofron 24 kanale të përzgjedhura të lajmeve, muzikës, sportit dhe dokumentarëve.

Për përdoruesit e pakove tjera të televizionit kabllor digjital të IPKO-së, aktivizimi i TVim kushton 3 euro në muaj, dhe mund të bëhet duke vizituar ndonjërin nga dyqanet e IPKO-së apo duke dërguar SMS në numrin 55355 me emrin e llogarisë ose numrin e kartelës smart, ndërsa shërbimi mund të përdoret në dy pajisje të ndryshme mobile, njëkohësisht brenda shtëpisë si dhe në të gjitha zonat e IPKO WiFi edhe jashtë shtëpisë.

TVim ofrohet edhe si aplikacion mobil falas për iPhone dhe telefonat e mençur Android.