Telegrafi

IPKO TV, pako Premium vjen e kompletuar

Zëdhënësi i IPKO-s, Alban Kastrati, tha se sa u përket kanaleve të sportit, këtë vit IPKO-ja ka siguruar të drejtat për transmetimin e ligave kryesore të futbollit në botë, si: Ligën angleze, spanjolle, Serinë A, Ligën e Kampionëve, ato gjermane, holandeze, portugeze, shqiptare dhe Copa Del Rey në Spanjë.

“Këtë vit televizioni kabllor digjital IPKO sjell edhe shumë ngjarje të tjera sportive, si: NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, Kampionatin Botëror në Basketboll, Formula 1, me të drejta transmetimi për tre vjet me radhë”, thekson Kastrati.

Sa u përket çmimeve, që konsumatorët e IPKO-s duhet t’i paguajnë për t’i pasur pakot e reja, Kastrati ka treguar se abonimi në Pakon Premium mund të bëhet për 6 muaj për çmimin 129 euro e 95 centë (21 euro e 65 centë në muaj, ose për 12 muaj, që kushton 199 euro e 95 centë ose 16 euro e 66 centë në muaj). Ai ka bërë me dije se ekziston edhe opsioni i pagesës mujore të pakove, duke përdorur shërbimet pa kamatë të një banke komerciale me të cilën IPKO-ja ka marrëveshje bashkëpunimi.

Por qytetarët thonë se pakot e reja janë shumë të mirëseardhura, pasi mundësojnë që të gjitha kanalet të shikohen bashkë, por ka vërejtje për mënyrat e pagesës. Sipas tyre ajo duhet të jetë mujore. /Telegrafi/