Site icon Telegrafi

IPKO merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit – tregon si t’i paguani më lehtë faturat mujore dhe si ta mbushni telefonin

Si pasojë e ngjarjeve të fundit, edhe kompania IPKO ka marrë masat e veta parandaluese.

Kompania ka treguar se të gjitha dyqanet punojnë normalisht dhe me orar të rregullt, por ka bërë thirrje që të shfrytëzohen kanalet alternative për kryerjen e shërbimeve që i keni.

Më poshtë e keni sqarimin e plotë nga kompania IPKO.

Të nderuar klientë,

Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, prioriteti kryesor I IPKO është  shëndeti i punonjësve dhe klientëve të saj. Për këtë arsye, ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

Edhe pse të gjitha dyqanet e IPKO do të punojnë normalisht dhe me orar të rregullt, ju lutem shfrytëzoni kanalet alternative për të kryer shërbimet tuaja kurdo që është e mundur, në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët:

• Për të paguar faturat mujore të shërbimeve të IPKO ( internetit, TV, Super Duo, Max  dhe shërbimeve të telefonit) dhe gjithashtu për ta mbushur telefonin tuaj, ju lutem na vizitoni në shop.ipko.com

• Për të aktivizuar shërbime tjera në numrin tuaj të telefonit mobil, ju mund të përdorni aplikacion MyIPKO

• Për çështje tjera urgjente, ju lutem vizitoni distributorët e autorizuar të IPKO siç janë dyqanet ushqimore apo pompat e benzinit, kudo që shihni logon e IPKO.

• Për kërkesat tuaja në lidhje me problemet teknike, në rast të pritjes së gjatë në linjën telefonike në Qendrën e Thirrjeve, ju lutem përdorni kanalet alternative si chat direkt ose rrjetet sociale. 

IPKO është e dedikuar të jetë në shërbimin tuaj dhe t’ju ofroj shërbime pa ndërprerje. 

Të shpresojmë se situata do të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur. 

Ju urojmë shëndet!

IPKO”.

 

Exit mobile version