Telegrafi

IPKO, tani rrethi vetem 1 cent

Me aktivizimin e pakos “Super-Rrethi” të gjithë përdoruesit e pakove Allo dhe Tung mund të flasin për vetëm 1 cent në minutë, gjatë një muaji të plotë me 10 persona brenda shërbimit Rrethi Im.

Aktivizimi i ofertës “Super-Rrethi” për një muaj bisedë me 1 cent për minutë me 10 anëtarë në rreth kushton tri euro. Njëkohësisht, konsumatorët e pakove Allo dhe Tung e kanë edhe opsionin për aktivizim të ofertës edhe për një jave të vetme, me mundësi të vazhdimit, duke paguar vetëm një euro në javë.

Të gjitë konsumatorët që vendosin të përdorin shërbimin “Super Rrethi”, në fakt në rrethin e tyre nuk do të jenë të lidhur me 10 persona, por me qindra mijëra konsumatorë të tjerë që poashtu janë në rreth me njëri tjetrin. Shërbimi Rrethi Im ka për qëllim që të lidhë me njëri tjetrin të gjithë shfrytëzuesit të cilët së bashku krijojnë një rreth të madh prej qindra mijëra personash dhe përfitojnë tarifa më të ulëta të bisedës dhe të SMS’it.

Për të aktivizuar për tërë muajin shërbimin “Super Rrethi”, konsumatorët e pakove Allo dhe Tung duhet të dërgojnë një SMS në numrin 123 me mesazhin “MSuper”, ndërsa për një javë duhet të dërgojnë mesazhin “Super” në po të njëjtin numër.

Konsumatorët të cilët nuk janë pjesë e shërbimit Rrethi Im, fillimisht duhet të përzgjedhin njërën nga pakot (Allo ose Tung) dhe më pas të përfitojnë nga tarifat shumë të lira për komunikim të pandërprerë me vetëm 1 cent në minutë për një muaj, me 10 anëtarë të rrethit duke aktivizuar shërbimin “Super Rrethi”.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë shfrytëzuesit e shërbimit Rrethi Im të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.