Telegrafi

IPKO sot publikon rezultatet financiare

Kompania IPKO sot do të mbajë një ngjarje mediale, në të cilën përveç tjerash do t’i zbulojë edhe rezultatet financiare dhe planet e saj për investime dhe zgjerim të mëtutjeshëm të rrjetit të saj mobil dhe fiks.

Në një ftesë dërguar mediave, IPKO ka thënë se do të flasë për trendin e rritjes 5 vjeçare të biznesit të saj, si dhe trendet globale të telekomunikacionit nga të cilat janë prekur gjithë operatorët mobil, pa përjashtuar edhe vetë IPKO-në.

Pritet që në këtë ngjarje mediale, IPKO të zbulojë edhe numrin e përdoruesve të saj mobil dhe fiks, pjesëmarrjen e saj në treg, planet për vitin 2016 dhe investimet e reja kapitale që do t’i bëjë në vend.

Dihet se IPKO është investitori më i madh i huaj direkt në Kosovë, i cili deri më sot ka investuar mbi 280 milionë euro në infrastrukturën mobile, të internetit dhe TV digjital, të cilat kanë bërë që kosovarët të jenë shumë më të lidhur me teknologjinë dhe ta përdorin atë në masë edhe më të madhe sesa shumë vende të rajonit. /Telegrafi/