Telegrafi

IPKO, SMS e pavarësisë për ndihmë humanitare

"Duke përkrahur Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme, IPKO do ta bëjë këtë duke dhuruar të gjitha të hyrat e saj të cilat do të grumbullohen nga dërgimi i SMS-ve më 17 shkurt, për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)’. thuhet ne komunikate.

Sipas saj, në Njësinë Intensive të Neonatologjisë në QKUK, lindin mesatarisht 10.500 foshnje, ose përafërsisht një e treta e totalit kombëtar gjatë vitit, dhe 1.800 nga këto foshnje lindin para kohe. Shumë nga foshnjat e lindura para kohe kanë probleme serioze shëndetësore dhe nuk mbijetojnë.

Për shkak se foshnjat e lindura para kohe kanë mushkëri të pazhvilluara që janë të ndjeshme ndaj infeksionit (pneumonisë), shumë prej tyre nuk mund të marrin frymë mirë dhe një numër i madh i tyre vdesin nga mungesa e oksigjenit.

"Mirëpo, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët dërgojnë SMS tek të afërmit dhe miqtë e tyre më 17 shkurt, me mesazhet e tyre do të kontribuojnë në zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë tek foshnjat e porsalindura kosovare.

Kompania IPKO do t’i jap të gjitha të hyrat nga komunikimi me SMS për të ndërtuar sistemin e ri të oksigjenit, i cili i do të instalohet nga lideri botëror i teknologjisë mjekësore, kompania Dräger Medical nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. potencon njoftimi. 

Tarifat për dërgimin e SMS’ve gjatë Ditës së Pavarësisë janë me çmim standard, sikur edhe ditëve të tjera të vitit. /Telegrafi/