Telegrafi

IPKO sjell në Kosovë Samsung S6

Kompania IPKO që nga sot ka nisur shitjen e telefonit, Samsung S Galaxy 6. Që nga ora 15:00, kompania IPKO ka nisur shitjen e telefonit më cilësor të Samsungut, Samsung Galaxy S6.

Zyrtarë të IPKO-së thanë se partneriteti që kanë me kompaninë Samsung ka bërë që edhe Kosova të vendoset në mesin e shteteve të zhvilluara sa I përket pajisjeve mobile duke sjellur kështu modelet më të reja të telefonave në Kosovë.

Sipas tyre, të gjitha dyqanet e IPKO-së e posedojnë këtë telefon të mençur I cili kushton 649 euro dhe se secili telefon është origjinal dhe me mbushës pa kabllo. /Telegrafi/