Site icon Telegrafi

IPKO shpërblen përdoruesit e saj me telefona të mençur dhe MacBook Air

Përdoruesit e internetit në mobil të IPKO-së kanë rastin të shpërblehen vetëm duke i përdorur pakot e tyre të preferuara. Për tetë javë rresht, IPKO do t’i shpërblejë përdoruesit e telefonisë mobile me nga 3 telefona të mençur në javë si dhe çmimin kryesor laptopin e famshëm të Apple, MacBook Air.

Çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO me parapagim (rezidencial dhe ata të bizneseve) që aktivizon ndonjërën nga pakot e internetit në mobil bëhet pjesë e lojës shpërblyese, e cila i shpërblen me modelet e ndryshme të telefonave të mençur nga Apple, Samsung, HTC, Sony, LG, Lenovo, apo çmimin kryesor – laptopin MacBook Air.

Sa më shpesh që aktivizohen pako aq më të mëdha janë gjasat për t’u bërë fitues. Për aktivizimin e pakove duhet thirrur *900*900#.

Pakot janë të mbushura me shumë njësi të megabajtëve dhe ofrohen për çmime të volitshme.

Fituesit zgjidhen në mënyrë të rëndomtë me softuer dhe shpallja e tyre bëhet në baza javore (çdo të martë të javës) në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook.

Fituesit do të përzgjidhen për tetë javë rresht. Çdo javë IPKO shpërblen përdoruesit javor të pakove të internetit në mobil me nga 3 telefona të mençur, ndërsa çmimi kryesor – MacBook Air do të jepet më 29 nëntor. Loja shpërblyese është e hapur deri më 27 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version