Telegrafi

IPKO shpërblen me 500 telefona dhe 50 tabletë

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do ta kenë mundësinë të fitojnë ndonjërin nga telefonat dhe tabletët më të avancuar mobil në botë për momentin, duke përfshirë modelet si Samsung Galaxy Note 4, iPhone 6 Plus, HTC One (M8), Google Nexus 5, Samsung Galaxy S5 apo edhe tabletët iPad Air dhe Samsung Galaxy TAB.

Loja shpërblyese është e bazuar në shumën e mbushjes së telefonit mobil, dhe lloji i telefonit jepet varësisht nga shuma e rimbushjes që e bën përdoruesi.

Për çdo rimbushje të telefonit mobil në vlerat prej 3 deri në 5 euro, përdoruesit hyjnë në garë për të fituar Nokia 105 ose Samsung Galaxy S3 Mini, ndërsa ata që bëjnë mbushje prej 5.01 e deri në 10 euro garojnë për të fituar iPhone 4, iPhone 4S dhe Samsung Galaxy S3.

Ndërsa, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO që telefonin e tyre e rimbushin në vlerat prej 10.01 e deri në 20 euro do të mund të fitojnë fitu LG Nexus 5, iPhone 5S, Samsung Galaxy S4 edhe Samsung Galaxy S5. Për rimbushjet nga 20.01 euro e më shumë, pjesëmarrësit në lojë mund të fitojnë iPhone 6 Plus, iPad Air, Samsung Galaxy TAB, Samsung Galaxy Note apo HTC One (M8).
Shumica e telefonave të mençur mobil të dhënë në lojën shpërblyese e mbështesin rrjetin e vetëm IPKO 4G në Kosovë, i cili së shpejti do të ofrohet për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO.

Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 30 dhjetor 2014, ndërsa shpërblimet do të ndahen në baza javore. Tërheqja e shpërblimeve do të bëhet drejtpërdrejt në një televizion nacional, ndërsa përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë automatike. (Telegrafi)