Telegrafi

IPKO shpërblen konsumatorët me roming

Loja shpërblyese është vetëm një falenderim nga IPKO, për diasporën që ka vendosur që pushimet ti kalojë në vendlindje”, -tha Astrit Gashi, drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Publik të IPKO, duke ndarë një shpërblim për Leonis Tafaj, me vendqëndrim në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në vendlindje ai kishte zgjedhur për partner të Roamingut rrjetin IPKO/Mobitel. Zgjedhja që bëri Leonisi u shpërblye nga kompania me një telefon mobil Nokia.

Loja Shpërblyese, është lansuar veçanërisht për kosovarët në diasporë të cilët dëshirojnë të mbajnë numrat e tyre nga vendi ku jetojnë dhe të shfrytëzojnë rrjetin e IPKO-s gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Thirrjet e kosovarëve nga diaspora me roaming në Kosovë, me rrjetin IPKO, janë 49 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes është vetëm 29 cent. Kjo e bën IPKO-n operatorin më të lirë për thirrjet roaming. /Telegrafi/