IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim apo ofertim konkurues për “Ridizajnimi i faqes së IPKO”.
Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për ofertim mund të tërhiqen përmes kërkesës në emailin procurement@ipko.com, më 22, 23 dhe 24 nëntor 2022.
Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më vonë se 06.12.2022. Oferta duhet të jetë e futur në zarf apo ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.