Site icon Telegrafi

IPKO rrit të hyrat dhe numrin e përdoruesve të telefonisë mobile dhe internetit

Për nëntë muajt e parë të vitit 2015, IPKO ka shënuar rritje në të hyra me 1 për qind, numër të përdoruesve të telefonisë mobile 7 për qind, ndërsa përdoruesit e saj të internetit dhe TV janë rritur me 13 për qind.

Në raportin e publikuar nga Telekom Slovenije për nëntë muajt e parë të vitit 2015 është raportuar se IPKO i ka rritur të hyrat për 1 për qind, përkatësisht ka arritur në 52.5 milionë euro.

Në raport është thënë se për këtë periudhë IPKO ka pasur EBITDA e cila ka qenë më e ulët për këtë periudhë, duke arritur në 19 milionë euro, dhe EBIT është regjistruar në 4.71 milionë euro.

Numri i konsumatorëve të IPKO në internet është rritur për 13 për qind, më shumë se një viti më parë, për të arritur në 101,851 lidhje, ndërsa numri i përdoruesve të telefonisë mobile është rritur me 7 për qind, për të arritur në rreth 670 mijë përdorues aktiv.

Për nëntë muajt e parë të vitit, investimet kapitale të kompanisë në tregun kosovar kanë qenë 4.87 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version