Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë DigitalbTV nga IPKO do të ofrojë tek konsumatorët sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore.
“Implementimi i transmetimit digjital do të bëhet para përfundimit të vitit”.
Kompania po ashtu ka njoftuar se, në sistemin televiziv kabllor të IPKO-s, tashmë janë rikthyer në transmetim 8 kanale të platformës Digitalb, me të cilën IPKO posedon marrëveshje ekskluzive të transmetimit ne territorin e Kosovës.
“Rikthimi i kanaleve të kësaj platforme do të bëhet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim. Ne ditët qe vijojnë do të rikthehen në transmetim edhe kanalet tjera përmbajtjesore. I tërë projekti do të përfundon me implementimin e transmetimit digjital”.
Tetë kanalet që tashmë po transmetohen në Rrjetin kabllor të IPKO janë, Top Channel, Klan, Top Neës, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3 si dhe Folk +.
“Për të gjitha këto kanale Digitalb ka ofruar konfirmimin zyrtarë për posedimin e licencave të transmetimit të përmbajtjes së tyre edhe në Kosovë, qe i ka mundësuar KPM-se të jep të drejtën e menjëhershme të transmetimit të tyre”.
Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se, IPKO është ofruesi kryesore i televizionit kabllorë në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve si dhe për nga shtrirja e rrjetit.
IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve. Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë.
Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë, që përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital. /Telegrafi/