Telegrafi

IPKO prezanton SmartBox, resiverin e mençur me funksione të reja

Karakteristikat kryesore të resiverit të ri dhe të mençur SmartBox, përfshijnë funksionet si TimeShift, Personal Video Recorder (video-incizuesin personal), Video On-Demand (video, sipas kërkesës), TV Guide (guidën e kanaleve), Kontrollin Prindëror, dhe shumë opsione të reja të cilat ofrohen për të parën herë në tregun e televizionit kabllor digjital në Kosovë.

Për shfrytëzimin e funksioneve të SmartBox, përdoruesit duhet të vendosin një USB (memorie) në resiver, në të cilën do të ruhet përmbajtja e përzgjedhur e përdoruesit.

Smart Box vjen me ofertë promocionale për klientët që e kthejnë resiverin aktual. Për konsumatorët e rinj të cilët nënshkruajnë abonim një mujor, çmimi për Smart Box është 20 euro. Për klientët ekzistues që nënshkruajnë abonim një mujor çmimi është 10 euro.

Ndërsa për konsumatorët egzistues të cilët bëjnë abonim 1 vjeçar – SmartBox do te jetë falas.

Për t’i përmbushur kërkesat e përdoruesve të saj të cilët i duan kanalet në cilësinë High Definition, pa kanalet sportive, IPKO do ta lansojë pakon DUO Familjare HD, e cila ofron mbi 100 kanale, duke përfshirë kanalet vendore, kanalet e mirënjohura ndërkombertare, gjithë pakon e kanaleve të Digitalb, dhe më shumë se 10 kanale në formatin HD, për vetem 24, 95 EUR në muaj.