Site icon Telegrafi

IPKO përmbyll ciklin e dytë të donacioneve për njësitë pediatrike të 20 komunave në nivel vendi

Mitrovica ishte qyteti i fundit, që përfitoi nga nisma e IPKO-së për të mbështetur fëmijët. Kompania më e qëndrueshme e telefonisë në Kosovë, IPKO Telecommunications L.L.C, tashmë ka përfunduar shpërndarjen e pajisjeve mjekësore në gjithsej 20 njësi të pediatrisë, nëpër Qendrat Kryesoretë Mjekësisë Familjare.

Donacioni prej 150 mijë eurosh ka për qëllim që të ndihmojë njësitë pediatrike në për QKMF, me pajisjet dhe mjetet më të domosdoshme, të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve të Kosovës. Nisma “Ne qëndrojmë me fëmijët” ka filluar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar nëpër QKMF-tëe komunave tjera si: Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë, Klinë, Istog, Suharekë,Rahovec, Junik, Ranillug, Podujevë, Vushtrri, Deçan, Malishevë dhe Mitrovicë.

“Ky donacion është bërë duke u bazuar në nevojat e vet Qendrave të Mjekësisë Familjare, gjegjësisht reparteve pediatrike të tyre. Mitrovica është komuna e 20-të, njëkohësisht përfituesja e fundit për këtë cikël. Bazuar në vizitat vjetore të secilës qendër përfituese, rreth 350 mijë fëmijë do të përfitojnë nga nisma e IPKO-së “Ne qëndrojmë me fëmijët” dhe ky ishte qëllimi, që të ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve në Kosovë. IPKO është kompani që mbanë përgjegjësi sociale dhevazhdimisht e kthen investimin e saj në komunitet”, ka thënë Drejtori i Shitjes në IPKO, Arianit Duraku gjatë dhurimit të donacionit të fundit në Mitrovicë.

Ndër pajisjet e dhuruara në kuadër të donacioneve janë: ultrazëra për shërbime pediatrike (EhoSonografi), Numërues Hematologjik, aparate biokimike, karrige stomatologjike me të gjitha pajisjet përcjellëse (full set), aparate 12 kanalëshetë EKG-së, Fetal Monitor për gjinekologji dhe maternitet, Hotler për matjen e gjakut, aparate oksigjeni, Defribilatorë, Spirometra dhe shumë pajisje të tjera.

IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët. Vetëm vitin e shkuar, përmes aktivizimit të kodeve me SMS janë mbështetur teknikisht 36 persona në nevojë, kryesisht fëmijë dhe të rinj. Po ashtu janë mbështetur pesë qendra burimorepër mësim dhe këshillim dhe pesë organizata që merren me fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe shkolla e organizata të tjera që në fokus e kanë fëmijën.

Pavarësisht që IPKO diskriminohet nga interpretimi i gabuar i nenit 9.4 të Ligjit të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës, duke ja pamundësuar kompanisë konkurrimin e barabartë për ofrimin e shërbimeve në institucionet publike, IPKO vazhdon të përkrahë institucionet publiketë Kosovës dhe kontribuon në përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik. IPKO është e përkushtuar në krijimin e një Kosove sa më të mirë për fëmijët dhe drejtpërdrejtë kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version