Telegrafi

IPKO, për 20 euro ofron televizionin kabllor dhe internetin

Kompania telekomunikuese IPKO të martën zyrtarisht lansoi pakon e kombinuar DUO ( Televizion kabllor digjital dhe Internet) për një çmim të volitshëm prej 19.95 €, e cila do të ofrohet për klientët në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës ku jepen këto shërbime.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO, të cilët zgjedhin pakon DUO, kursejnë para, pasi që këto shërbime si të ndara kushtojnë 30€, ndërsa përmes pakos DUO, shërbimi i televizionit kabllor vjen për vetëm 19.95€.

DUO përmban Pakon Familjarë të televizionit kabllor digjital me më shumë se 60 kanalet televizive më atraktive në treg si dhe internet pa limit, prej 1mbps i vlefshëm për një muaj me mundësi të kyçjes nga dy kompjuter njëkohësisht.

Nga 1 shtatori, shërbimi i televizionit kabllor digjital do të ofrohet edhe në qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Përveç qyteteve të lartë-përmendura, gjatë muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO do ta shtrijë rrjetin e televizionit digjital kabllor edhe në qytetet tjera të mëdha të Kosovës.

Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë nga Shqipëria, DigitAlb. /Telegrafi/