Site icon Telegrafi

IPKO Parashikimi Agrologjik për ditët në vijim

Kushtet klimatike janë faktorët kryesorë që lidhen ngushtë pothuajse me të gjitha funksionet bujqësore. Javë më parë, kushtet klimatike u karakterizuan me djellosje mesatare, me një temperaturë të thatë konstante, që zgjati për disa ditë. Këto temperatura vështirësuan edhe më shumë punët në procesin e mbjelljeve të vona vjeshtore.

Për shkak të mungesës së lagështisë, mbjelljet e grurit u vonuan, ndërsa proceset tjera bujqësore janë shtyrë deri në ndryshimin e temperaturave. IPKO- Stacionet Agrologjike kanë gjeneruar të dhëna të sakta rreth kushteve klimatike për ditët në vijim, duke nxjerrë informata të nevojshme për fermerët.

Në rrafshin e Dukagjinit, mesatarja e temperaturave do të sillet nga 2 gradë Celsius deri në 12˚C, duke përjashtuar regjionin e Gjakovës ku temperaturat do të jenë pak më të larta dhe do të sillen nga 3 deri në 12˚C.

Sa i përket rrafshit të Kosovës, temperaturat do te sillen nga 2 deri në 12˚C, duke ndryshuar nga regjioni i Anamoravës për vetëm 1˚C, pasi në Gjilan temperaturat do te sillen nga 2˚C deri në 11˚C.

Gjatë ditëve ne vijim, temperaturat do të karakterizohen me të reshura të kohëpaskohshme, intensiteti i të cilave do të rritet ditën e shtunë, të dielën dhe të hënën.

Përveç ekspozicioneve të rrafshëta, të reshurat e shiut do të jenë prezentë dhe me intensive në terrenet kodrinore-malore, përfshirë regjionin e Pejës, Deçanit, Junikut dhe Istogut. Po ashtu të reshurat nuk do te mungojnë as në regjionin e rrafshit të Kosovës, Anamoravës dhe Llapit.

Reshjet e paraqitura në këtë periudhe te vitit edhe pse me shumë vonesë, kanë rëndësi mjaft të madhe. Shiu krijon kushte të përshtatshme për mbjellje dhe ndihmon në mënyrë indirekte në shumë aktivitete bujqësore. Te reshurat e ditëve në vijim janë ndihmesë për fermerët, të cilët ende nuk kanë arritur ta përfundojnë mbjelljen e grurit, meqë tani mbjelljet vetëm duhet të përfundojnë. Përveç në mbjelljen e grurit, reshjet ndikojnë pozitivisht edhe ne zbutjen e strukturës së tokës, duke e bërë dheun më lehtë të punueshëm me makinerinë bujqësore. Lagështia ndikon indirekt edhe në lehtësimin e punëve tjera, siç janë nxjerra e fidanëve, e cila kryhet më lehtë kur toka është më e butë, si dhe ngritja e pemishteve të reja.

Exit mobile version