Telegrafi

IPKO ofron pakon Premium edhe për një muaj

Pako Premium, e cila përmban kanale për fëmijë, informacion, muzikë, dokumentarë, filma, kanale të mirënjohura ndërkombëtare, të gjitha kanalet e SuperSport dhe SuperSport Kosova, si dhe shumë kanale të tjera atraktive, prej sot ofron mundësinë e abonimit edhe vetëm për një muaj, ndërsa çmimi i saj mujor është 24.95 euro.

Ndërsa, abonuesit në pakon familjare DUO Premium, e cila është kombinim i pakos ekzistuese familjare të televizionit digjital, dhe internetit me 1 Mbps, kushton 32.95 euro në muaj.

IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO dhe Digitalb është oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kualitetit të kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit. /Telegrafi/