Telegrafi

IPKO ofron mundësinë për pagesë, përmes telefonit mobil

Platforma më e re në teknologjinë mobile, i lejon kompanisë IPKO që të ofrojë vlerë të shtuar për konsumatorët e saj, e cila i mundëson përdoruesve që telefonin e tyre ta përdorim jo vetëm si pajisje për të komunikuar dhe krijuar lidhje mes vete, mirëpo edhe për të kryer transaksione financiare në mënyrë inteligjente.

Projekti i parë që është realizuar përmes kësaj platforme është pagesa e shpalljeve nga numrat mobil IPKO, në portalin Telegrafi.com. Kjo mënyrë e re e pagesës përmes telefonit mobil është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për tu përdorur. Mjafton që një konsumator në telefonin e tij të ketë kredi të caktuar sa për të paguar shërbimin të cilin mund ta blejë nga kudo, dhe në çdo kohë.

Kompania IPKO konsumatorëve të saj u ofron avancimin më të ri teknologjik, duke iu mundësuar atyre që çdo ditë që ta përdorin teknologjinë për të qenë më efikas, duke kursyer kohë dhe para.

IPKO në vazhdimësi kujdeset që të gjithë konsumatorët ti befasojë këndshëm duke iu ofruar çmime të volitshme, kualitet të shërbimeve, si dhe produkte inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani. /Telegrafi/