Telegrafi

IPKO, numri im

“Me këtë shërbim inovativ, ne kemi mundësuar që të gjithë konsumatorët tanë ta kenë numrin mobil të cilin ata gjithnjë e kanë dëshiruar, duke mos e humbur asnjë kontakt të vetëm nga telefoni i tyre. Njoftimin e të gjithë kontakteve për numrin e ri, ne e ofrojmë pa asnjë pagesë”, tha Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Shërbimi i ri i telefonisë mobile IPKO i quajtur “Numri Im”, u mundëson konsumatorëve të rinj që ta zgjedhin numrin e ri mobil të cilin ata gjithnjë e kanë dëshiruar, duke e dërguar numrin e preferuar 6-shifror me SMS në 049 49 49 49, dhe nëse i njëjti është i lirë, atëherë rezervimi mund të bëhet duke e konfirmuar SMS’në me fjalën “Po” dhe numrin e zgjedhur (p.sh, Po 253362)

Pas përzgjedhjes, rezervimit dhe blerjes së numrit, IPKO do t’i njoftojë të gjithë kontaktet e konsumatorit të saj për numrin e ri 049, çofshin ata numra mobil lokal ose ndërkombëtar. Njoftimi i kontakteve në telefon për numrin e ri, ofrohet pa pagesë dhe mund të bëhet në mënyrë të përsëritur nga konsumatori.

Për më shumë, ata që e blejnë numrin e tyre të ri, do të pranojnë edhe bonus operatori i tyre mobil, nga 20 minuta dhe 20 SMS, çdo muaj për 3 muaj më radhë. /Telegrafi/