Telegrafi

IPKO ndihmon 328 familje kosovare

Në një njoftim zyrtar të kompanisë këtë projekt Ipko e ka realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili ka asistuar në identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve me kushte të vështira të jetesës.

“Komuna e Malishevës është lokacioni që është ndihmuar kësaj radhe, pasi që numri më i madh i familjeve nevojtare të regjistruara në listat e Kryqit të Kuq të Kosovës është në Malishevë. Gjithashtu këto familje nuk kanë pranuar ndihma për një në periudhë më të gjatë kohore”.

Në po të nijetin njoftim thuhet se, ky aksion humanitar ka për qëllim që të kontribuojë në shoqërinë kosovare, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve tanë dhe njëkohësisht duke inkurajuar bizneset tjera kosovare që të ndjekin një iniciativë të tillë. /Telegrafi/