Telegrafi

IPKO me produkt për Kampionatin Botëror 2010

Edhe nëse nuk mund të jenë të pranishëm në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do të mund të ndjejnë ethet e futbollit në Kampionatin Botëror, përmes informimit në kohë reale, për çdo gol, lojë apo skuadër që ata duan të shohin, thuhet në komunikatën zyrtare të kompanisë.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, të cilët i përcjellin ndeshjet e Kampionatit Botëror, do të kenë mundësinë të informohen me SMS nga operatori, për çdo gol të shënuar, në çdo pjesë-lojë, të marrin njoftimet e rezultateve momentale, si dhe të përcjellin radhitjen e secilës kombëtare brenda grupeve, duke u abonuar në ndonjërin nga shërbimet e zgjedhura.

Adhuruesit e futbollit të cilët abonohen në shërbimet me fjalët kyçe “loja” ose “gol”, do të njoftohen për çdo gol, golashënues dhe rezultat, çoftë në pjesë-lojën e parë ose të dytë të ndeshjes, gjatë tërë Kampionatit Botëror – Afrika e Jugut 2010.

Ndërsa, fansat e skuadrave specifike të cilët janë të zënë dhe dëshirojnë të informohen vetëm për rezultatet e një dite të caktuar apo gjendjen tabelare brenda një grupi, duhet të dërgojnë SMS me fjalët kyçe “sot” ose “grupiA” e deri në “grupiH” për të kuptuar gjithçka që ndodh me kombëtaren e tyre të preferuar.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, të cilët dërgojnë SMS në shërbimet “sot” ose në “grupiA” e deri në “grupiH” ngarkohen me 10 cent për SMS, ndërsa aktivizimi i shërbimeve “gol” ose “loja” gjatë gjithë kampionatit kushton 2 euro.