Site icon Telegrafi

IPKO me pako unike për komunikim dhe kujdes për fëmijët

Me kërkesë të shumë prindërve, IPKO sot ka njoftuar se do ta rikthejë pakon Junior për fëmijët e moshës 6-15 vjet, e cila u ofron atyre qindra minuta, SMS dhe megabajt, dhe i mban fëmijët në kontakt të pandërprerë me prindërit dhe kujdestarët e tyre.

Ndërsa, për tu siguruar që fëmijët nuk e shfrytëzojnë telefonin e tyre më shumë sesa u lejohet, prindërit mund ta kontrollojnë bilancin dhe ta rimbushin llogarinë e telefonit të fëmijëve të tyre.

Pako Junior për 1 vit

Junior Pako Mujore ofron 200 minuta, 200 SMS dhe 200 MB internet në mobil, për vetëm 2 euro në muaj. Megjithatë, Pako Junior mund merret edhe për një vit të plotë, me njërin nga dy telefonat e përzgjedhur – Samsung Galaxy Trend Lite 2 dhe Samsung Galaxy Core Prime (4G). Junior Pako me Samsung Galaxy Trend Lite 2 për një vit është 95.95 euro, dhe përfshin telefonin si dhe minutat, SMS-të dhe megabajtët për një vit të plotë.

Ndërsa. Junior me Samsung Galaxy Core Prime (4G) është 165.95 euro, dhe kostoja mbulon telefonin dhe komunikimin e plotë fëmijë-prind për një vit të plotë.
Prindërit duhet ta kenë një dokument identifikues të fëmijës me vete, dhe të jenë të shoqëruar me fëmijën e tyre kur i vizitojnë dyqanet e IPKO-së për pakon Junior.

“Duke qenë të vetëdijshëm se numri i fëmijëve të mitur me telefona mobil është në rritje, ne kemi krijuar pakon e veçantë për t’ua mundësuar fëmijëve ta kenë një numër dhe një telefon, por duke ua dhënë kontrollin ndaj përdorimit të telefonit prindërve dhe kujdestarëve të tyre. Me pakon Junior, ne besojmë se i kemi pajisur prindërit me mundësi të reja për kujdes dhe komunikim të përhershëm me fëmijët e tyre” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Në kuadër të fushatës së saj për kujdes dhe komunikim të shpeshtë mes fëmijëve dhe prindërve, IPKO do t’i shpërblejë nxënësit me rreth 10,000 pako me material shkollor, në të gjitha komunat në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version