Përveç pakove të internetit në mobil në roaming, të cilat përfshijnë edhe operatorin Vodafone në Shqipëri dhe Turqi, IPKO tani ka shtuar edhe mundësinë për thirrje dhe SMS nga Turqia me tarifa të ngjashme sikurse ato brenda Kosovës.
Pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, listës së vendeve prej nga përdoruesit e IPKO-së mund të bëjnë thirrje dhe SMS me tarifa shumë të volitshme i është shtuar edhe Turqia, si dhe mundësia e zgjedhjes së operatorit Vodafone për thirrje të volitshme brenda Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe drejt vendlindjessë tyre në Kosovë.
Pako e veçantë për Vodafone në Turqi
Përdoruesit e IPKO të cilët e zgjedhin Turqinë për pushimet e tyre verore mund ta aktivizojnë pakon me validitet një-javor dhe të bëjnë thirrje apo SMS për vetëm 10 cent. Pas aktivizimit të pakos, përdoruesit do të shpërblehen me 10 minuta komunikim falas nga IPKO. Aktivizimi i pakos bëhet duke e thirrur kodin *579*1#. Çmimi i pakos për thirrje dhe SMS me Vodafone në Turqi është 5 euro.
“Për një milionë pushues kosovar në destinacionet kryesore turistike të rajonit, IPKO ka krijuar një pako për shumë shtete prej nga përdoruesit tanë mund të qasen në internetin në mobil, me shumë opsione për ta zgjedhur operatorin e preferuar mobil. Dhe duke e parë kërkesën e madhe të konsumatorëve tanë për komunikim, ne së fundmi kemi shtuar edhe pako të reja për thirrje dhe SMS nga bregdeti” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
“Dhe këto pako të pasura për qasje të pandërprerë në internet dhe telefon edhe nga jashtë vendit, ne ia kemi shtuar edhe operatorin e madh ndërkombëtar Vodafone, rrjetin e të cilit përdoruesit tanë mund ta përdorin nga Shqipëria dhe Turqia për thirrje dhe SMS me tarifa sikurse në shtëpinë e tyre” ka vazhduar më tej Erzin.
“Kjo është liria e komunikimit të cilën ne e kemi mundësuar për konsumatorët tanë, për të cilët numri i tyre mobil IPKO është shndërruar në shoqëruesin më të mirë gjatë udhëtimeve jashtë vendit” .
Pakot e reja të IPKO-së për thirrje dhe SMS tani mbulojnë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Turqinë, duke u mundësuar përdoruesve që të bëjnë thirrje apo të dërgojnë SMS për vetëm 10 cent tek të gjithë numrat e IPKO, Vodafone (Shqipëri dhe Turqi), T-al (ish AMC), Eagle Mobile dhe m:tel.
Përdoruesit e IPKO mund ta aktivizojnë ndonjërën prej pakove të zgjedhura para se të nisen në Shqipëri, Mal të Zi ose Turqi, ose posa të arrijnë atje. /Telegarfi/