Telegrafi

IPKO me pako për konsumatorët e rinj

“Ne gjithnjë synojmë t’i përmbushim kërkesat e konsumatorëve tanë, ndërsa këto pako i plotësojnë nevojat e tyre specifike. Përveç telefonit të ri, ata gjithashtu do të komunikojnë lirshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre me minutat dhe SMS-të të cilat ofrohen për disa muaj rresht”, tha Kastrati.

Keto shërbime për konsumatorët e rinj të IPKO-s për konsumatorët e rinj të telefonisë mobile, ofrohen përmes pakove Extra 3 dhe Extra 6.

Extra 3 është plan i lirë tarifor përmes të cilit konsumatorët marrin telefonin mobil Samsung E1080, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta në muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, si dhe 50 SMS në muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar. Çmimi i këtij plani tarifor për tre muaj është 29.95 euro.

Extra 6 është plani tjetër tarifor me të cilin vjen edhe modeli i telefonit me ekran të ndjeshëm në prekje – Samsung S3650, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta për çdo muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, 50 SMS për çdo muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar, 50 megabajt internet në mobil në muaj si dhe 50 MMS. Çmimi i këtij plani tarifor për gjashtë muaj është 99.95 euro.

Konsumatorët të cilët zgjedhin ndonjërën nga dy planet tarifore nuk duhet të bëjnë asnjë aktivizim, pasi që oferta aktivizohet automatikisht, ndërsa minutat dhe SMS-të do t’i bashkëngjiten automatikisht llogarisë së tyre. /Telegrafi/