Site icon Telegrafi

IPKO me ofertë për biseda me operatorët tjerë për 4 cent në minutë

Telefonia mobile IPKO sot ka prezantuar ofertën më të mirë në treg për përdoruesit e saj të cilët duan të bëjnë thirrje të lira dhe të shumta drejt çdo numri mobil në Kosovë.

Me pakon më të re, IPKO ua mundëson përdoruesve të saj që të realizojnë thirrje drejt numrave të operatorëve tjerë mobil në Kosovë për tarifën më të ultë prej 4 cent në minutë, e cila vlen prej ora 22:00 në mbrëmje e deri në 06:00 në mëngjes.

“Me këtë ofertë IPKO ofron mundësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për të gjithë përdoruesit e saj të cilët duan të flasin më gjatë dhe më shumë me miqtë dhe familjen e tyre, sidomos në mbrëmje kur ata janë më të lirë dhe kanë më shumë kohë për t’ia kushtuar të afërmve të tyre”, ka thënë Flutra Shehu, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO.

Për më shumë, aktivizimi i kësaj tarife mund të bëhet pa asnjë kosto dhe krejtësisht falas, duke u mundësuar përdoruesve që të realizojnë thirrjet më të lira të mundshme drejt kontakteve të tyre në operatorët tjerë mobil në Kosovë. Aktivizimi i tarifës së lirë për thirrje mund të bëhet duke thirrur kodin *211#.
Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë.
IPKO mundohet ta përmbush këtë synim duke ofruar vlerën, kualitetin, shërbimin dhe çmimin më të mirë në treg.

Për më shumë: http://www.ipko.com/telefonia-mobile/oferta/happy-hour /Telegrafi/

Exit mobile version