Site icon Telegrafi

IPKO me dyqan të ri në qendër të Ferizajt ‏

Si kompania e vetme me rritje në tregun e telekomunikacionit në Kosovë, IPKO dje gjatë ditës e ka bërë hapjen zyrtare të dyqanit të saj të ri në Ferizaj.

“Në dyqanin e ri, IPKO ka krijuar një ambient të ri dhe modern në qendër të Ferizaj, në të cilin ofrohen produktet dhe shërbimet më të fundit të kompanisë, me një përvojë të re dhe unike të shërbimit konsumatorë” ka thënë Arianit Duraku, Drejtor i Departamentit të Shitjes në IPKO.

Me lokacion në qendrën e qytetit të Ferizaj, dyqani i ri zyrtar i kompanisë IPKO është një vend i ri për tu informuar, provuar dhe blerë të gjitha shërbimet e ofruara nga IPKO, duke përfshirë edhe modelet më të reja të rreth 30 telefonave të mençur mobil, pakot e reja të televizionit kabllor digjital, internetit, apo produktet e shumta të telefonisë mobile.

Orari i punës së dyqanit të kompanisë IPKO në Ferizaj është çdo ditë pune dhe të shtunën, nga ora 8:00 deri në 20:00 në mbrëmje.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G. /Telegrafi/

Exit mobile version