Telegrafi

IPKO liron SMS-të ndërkombëtar për 28 nëntor

Që kjo ditë të festohet me më shumë komunikim mes shqiptarëve në të gjithë botën, telefonia mobile IPKO thotë se ka liruar  çmimet e SMS-ve ndërkombëtarë në vetëm 5 cent.

Për më tepër, në mesazhin e saj publik, IPKO i drejtohet të gjithë shqipëtarëve me një porosi mjaft emocionale.

Në fotografinë e cila në prapavijë ka shqipojnën dhe flamurin kombëtar, thuhet: “Bashkohu me shqipëtarët në mbarë botën”, ndërsa kjo thirrje nënkupton shkëmbimin e mesazheve të urimit në mbarë botën, me SMS-të e IPKO’s që për këtë 28 nëntor kushtojnë vetëm 5 cent.

Zyrtarët e IPKO’s kanë bërë të ditur që kjo ofertë do të zgjasë vetëm gjatë ditës së 28 nëntorit 2010. / Telegrafi /