Telegrafi

Ipko liron çmimet e thirrjeve për 50 për qind

Që nga dita e hënë, të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim do të mund të komunikojnë me çmimet e zbritura brenda dhe jashtë rrjetit mobil IPKO në Kosovë, për mesatarisht 50 për qind më lirë.

“Tarifat me lirim fillojnë çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje, deri në 08:00 në mëngjes, ndërsa konsumatorët nuk kanë nevojë për asnjë kod për aktivizimin e ofertës. Pas këtij intervali kohor, të gjitha thirrjet e bëra prej telefonisë mobile IPKO tariforen me çmimet standarde. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit”, është thënë në një komunikatë të Ipkos..

Oferta vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/