Site icon Telegrafi

IPKO lëshon prefiksin 043 dhe shpërblen familjet me komunikim falas mes 5 anëtarëve

IPKO, operatori më i avancuar kosovar sot ka njoftuar se do të ofrojë spektrin e ri dhe unik të numrave mobil me prefiksin 043, të cilët mund të blihen nga përdoruesit e rinj por edhe ata ekzistues.

Numrat e rinj me prefiksin 043 do të vijnë të aktivizuar me tarifën “Fol me ton”, dhe të njëjtit mund të përdoren si numra të rregullt të telefonisë mobile IPKO. Spektri i ri i numrave do të fillojë me prefiksin 043 9xx xxx, që ofron rreth 100 mijë numra të rinj në rrjetin mobil IPKO.

Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO ka thënë: “Si operatori i zgjedhur mobil nga kosovarët, IPKO ka pranuar kërkesa të jashtëzakonshme për numra të rinj, gjatë gjithë vitit. Prandaj, ne tani po ofrojmë spektrin e rinj të numrave që përdoruesit tanë ta kenë numrin e tyre mobil në operatorin e preferuar. Bashkë me numeracionin 043, IPKO ofron edhe një pako që i kushtohet familjeve dhe ua mundëson atyre që të komunikojnë pandërprerë, 24 orë në ditë”.

Pako për familje me 0 cent në minutë

Bashkë me numrat e rinj 043, IPKO e ka lëshuar edhe pakon e komunikimit të plotë mes anëtarëve të familjes, të cilët mund t’i marrin 5 SIM kartela të reja për vetëm 5 euro, dhe të komunikojnë me familjen ose të afërmit e tyre për 0 cent në minutë, për tre muaj rresht.
Pas kësaj periudhe, komunikimi mes 5 anëtarëve të familjes do të mund të bëhet për vetëm 2 cent në minutë. /Telegrafi/

Exit mobile version