Site icon Telegrafi

IPKO lanson shërbimin “Thirrjet në Grup”

Duke vazhduar të jetë kompania lider në vend në fushën telekomunikimit, IPKO lanson shërbimin– Thirrjet në Grup, për të gjithë përdoruesit e saj.

Me shërbimin më të ri të IPKO, të gjithë klientët mund të ftojnë në bisedë deri në 5 persona dhe të realizojnë thirrje në grup për qëllime profesionale apo edhe personale, pa qene e nevojshme që të keni shërbimin e internetit.

Ky shërbim ofron fleksibilitet ku ftesa në grup nuk është e kufizuar vetëm nga realizuesi i parë i thirrjes, por secili pjesëmarrës mund të ftojë persona tjerë në thirrjen grupore, përderisa janë klientë të IPKO-së, derisa nuk tejkalohet limiti total prej 6 personave në grup. Për më tepër, çmimi i thirrjes për një ftesë është sa çmimi i zakonshëm,  në bazë të tarifës që klienti e posedon.

Ky funksion është aktiv për të gjithë klientët ekzistues dhe klientët e rinj.

Për më shumë informata për të gjitha ofertat dhe shërbimet e IPKO, informohuni në www.ipko.com.

IPKO është plotësisht e dedikuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, shumëllojshmërinë e zgjedhjeve dhe ofertave fantastike, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

Exit mobile version