Telegrafi

Ipko lanson “çmimet më të vogla”

Në ofertën më të re të kësaj telefonie mobile promovohen “çmimet më të vogla”, siç i quan kjo kompani, tarifat e zbritura për thirrje drejt operatorit Ipko dhe operatorëve tjerë mobil në Kosovë.

Sipas njoftimit për media të Ipko-së thuhet se “çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje e deri në 08:00 në mëngjes, thirrjet brenda rrjetit mobil Ipko do të kushtojnë vetëm 3 cent në minutë (përfshirë telefoninë fikse Ipko dhe D3 Mobile), ndërsa gjatë këtij intervali kohor edhe thirrjet drejt operatorëve tjerë në Kosovë janë me çmime te zbritura, vetëm 8 cent për minutë”.

Për më tepër, Ipko thotë se “përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, Ipko njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital”. /Telegrafi/