Autoriteti i Konkurrencës sot ka filluar hetimet ndaj IPKO-s dhe Digit Alb. Por kompania IPKO ka vlerësuar se nuk ka shkelur asnjë ligj.
Zëdhënësja e IPKO-s, Edona Zogu tha se konsiderojnë që IPKO-ja nuk ka bërë ndonjë shkelje ligjore.
“Përderisa Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedurë hetimore kundër IPKO, nuk do të donim të komentonim derisa të përfundojnë të gjitha procedurat:, tha Zogu.
Ndryshe sot në mbledhjen e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos për fillimin e procedurës hetimore kundër IPKO Komunikimet dhe Digit Alb. “Autoriteti duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A me seli ne Prishtinë – Dardania p.n, me Nr.Prot.298/15-01 Datë:10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të Marrëveshjes Ekskluzive e lidhur ndërmjet operatorëve ekonomik Ipko Komunikimet me Digit Alb, SH.A në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg, thuhet në komunikatën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. /Telegrafi/