Telegrafi

IPKO i shpërblen klientët e biznesit me 12% bonus

“Rrethi im” është shërbim i posaçëm që i mundëson të gjithë konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO, e posaçërisht atyre të biznesit, të kenë komunikim me tarifa më të lira me të afërmit dhe bashkëpunëtorët e biznesit të tyre.

Për më tepër, telefonia mobile IPKO aplikon tarifa edhe më të lira për bizneset që përdorin pakot me parapagim, për ekipet brenda biznesit të tyre.

Në kuadër të rrethit për biznes, thirrjet brenda rrethit tarifohen me vetëm 4 cent, ndërsa SMS-të brenda rrethit kushtojnë vetëm 2 cent.

Përveç çmimeve të ulëta për komunikim mobil edhe për biznese, IPKO nuk ngarkon me pagesë për pesë numrat e parë të cilët inkuadrohen në listën “Rrethi im”, ndërsa edhe ndërrimi i një numri në listën “Rrethi im” , gjatë muajit është krejtësisht pa pagesë. Çmimi për ndërrimin e numrave të tjerë brenda muajit në listën “Rrethi im” është 0.50€. / Telegrafi /