Site icon Telegrafi

Ipko hap supërqender të biznesit dhe shitjes

Kompania telekomunikuese IPKO, të hënën ka hapur ne Sheshin Nëna Terezë, Dyqanin qendror dhe Qendrën e biznesit të IPKO.

"Përveç hapësirës për blerje dhe informim , në qendrën e shitjes dhe të biznesit IPKO, konsumatorët mund ti përdorin shërbimet e internetit falas, të informohen dhe të provojnë performancat e telefonave mobil, apo edhe të relaksohen në këndin për kafe, duke ju ofruar kështu një shërbim të pakrahasueshëm të gjithë konsumatorëve", thuhet ne komunikaten e kompanise.

Dyqani qendror dhe Qendra e Biznesit të IPKO është një hapësirë moderne e cila ka një interier dhe stil bashkëkohor, me sallë konferencash, dhoma të vogla e të mëdha që do ti shërbejnë të gjithë konsumatorëve, gjatë dhe pas procesit të blerjes së shërbimeve nga kompania IPKO. /Telegrafi/

Exit mobile version