Telegrafi

IPKO hap qendra të biznesit në katër qytete

Të gjitha qendrat e shitjes dhe e biznesit të cilat IPKO i ka hapur në këto katër qytete, thuhet se janë hapësira moderne të cilat do t’i shërbejnë të gjithë konsumatorëve, gjatë dhe pas procesit të blerjes së shërbimeve të biznesit nga kompania IPKO.  

Në inaugurimin e qendrës së dedikuar për konsumatorët e biznesit në Gjilan, përfaqësuesit e kompanisë IPKO kanë thënë se  fokusi i tyre do të jetë në klientët e biznesit të cilëve u ofrojnë produktet dhe shërbimet më konkurruese në treg, ndërsa janë paralajmëruar edhe produkte dhe shërbime interesante për klientët e biznesit.

“Me produktet dhe shërbimet e personalizuara për nevojat e çdo biznesi, ne kemi ndryshuar mënyrën se si komunikon  secili individ dhe biznes në vend. Ndërsa, përpos dyqaneve të shitjes dhe qendrave të biznesit në qytete, ne  po kontribuojmë në ekonominë e çdo qyteti përmes bizneseve lokale me të cilat bëjmë biznes” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun, në IPKO.

Zyrtarët e IPKO e kanë përdorur takimin e njëjtë për të folur edhe për numrin e të punësuarve të rregullt të kompanisë, i cili është mbi 500 njerëz, ndikimin pozitiv që e ky biznes e ka në ekonominë e Kosovës, si investimi më i madh i huaj direkt me mbi 200 milionë euro të investuara në vend, pjesëmarrjen e saj në tregun e telefonisë mobile, mbulueshmërinë dhe kualitetin e rrjetit të saj mobil, si dhe numrit e bizneseve tjera që kjo kompani i ka si distributor të autorizuar. / Telegrafi /