Site icon Telegrafi

IPKO me gjashtë pako të reja PRO për bizneset e vogla dhe të mesme, me çmimet më të mira ndonjëherë

IPKO sot ka zbuluar gjashtë pako të reja PRO për bizneset e vogla dhe të mesme, me të gjitha shërbimet në një vend me një faturë të vetme – për t’ua mundësuar ekipeve që të jenë vazhdimisht të lidhur, produktiv dhe gjithnjë afër njëri-tjetrit.

Pakot e reja Pro, përveç rritjes së efikasitetit të secilit biznes, ua mundësojnë atyre që t’i reduktojnë edhe shpenzimet e tyre mujore për shërbimet e internetit, TV, telefonisë fikse dhe asaj mobile, pasi që secila pako me katër shërbime kushton shumë më lirë sesa kur të njëjtat blihen ndaras.

Pas nënshkrimit të pakos PRO për 24 muaj, përveç 10 numrave për komunikim falas në ekip të biznesit, linjës fikse për zyrë, internetit, TV pakos Premium ose Familjare HD, njëri numër postpaid në telefoni mobile mund të zgjedh një telefon me 0 euro (modeli i telefonit dallon varësisht nga pakoja). Pakoja fillestare PRO kushton vetëm 25.40 euro në muaj, përfshirë TVSH-në.

Varësisht nga pakoja, vlera e subvencionit që e merr biznesi për telefon të ri të mençur për numrin kryesor postpaid fillon prej 120 euro e deri në 330 euro.

“Pakot PRO ofrojnë të gjitha shërbimet kyçe për bizneset e vogla dhe të mesme. Ne kemi shtuar shumë shërbime dhe benefite të reja në secilën pako, pa i rritur çmimet, sepse është në misionin tonë që t’ia mundësojë secilit biznes në Kosovë të rritet dhe zhvillohet lirshëm përmes rrjetit tonë që shtrihet në gjitha zonat urbane dhe tregtare, kudo në Kosovë” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjeve në IPKO.

“Ne jemi përpjekur shumë që pakot PRO ta plotësojnë çdo nevojë të secilit biznes të vogël dhe të mesëm, dhe tani besojmë se gjashtë variantet e ofruara janë absolutisht zgjidhja më e mirë e mundshme për bizneset në Kosovë” ka vazhduar më tej Duraku.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë. Për më pak se 10 vjet operim në tregun e telefonisë mobile, IPKO ka investuar rreth 300 milionë euro në rrjetin e saj mobil dhe fiks në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë që ka debutuar me internetin e shpejtë mobil 3G dhe atë 4G.

Exit mobile version