Telegrafi

IPKO feston 10 vjetorin

"Ka qenë fundi i vitit 1999 kur kompania IPKO, atëherë e njohur si IPKO Net, ë shtë krijuar nga një grup i vogël i njerëzve të cilët shumë shpejtë kanë arritur që të sjellin internetin për të parën herë në Kosovë, duke e mundësuar kështu lidhjen e menjëhershme të Kosovës me botën. Dhjetë vite më pas, IPKO e ofron internetin, telefoninë fikse dhe televizionin kabllor digjital tek më shumë se 230 mijë familje në tërë vendin, duke e pozicionuar kështu shtetin tonë si vend të zhvilluar, sa i përket shkallës së lartë të depërtimit dhe përdorimit të shërbimeve të telekomunikimit’, thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

Sipas saj, me hyrjen e saj në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, si pjesë e një grupi të fuqishëm si Telekomi Slloven, telefonia mobile IPKO ka zbritur çmimet e komunikimit mobil në Kosovë duke ofruar produktet dhe shërbimet më bashkëkohore, dhe ka përvetësuar më shumë se 35 për qind të tregut, i cili është gjithnjë në rritje.

Telefonia mobile IPKO, gjithashtu e ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon 99.7 për qind të popullsisë në vend, duke u bërë kështu lider i tregut, sa i përket shtrirjes, kualitetit dhe stabilitetit të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë./telegrafi/