Telegrafi

IPKO ekskluzivisht me iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus

Sipas marrëveshjes me Apple, IPKO mbetet operatori i vetëm mobil në Kosovë që do ta ofrojë iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, të cilët do të vijnë më 16 tetor 2015.

“iPhone 6s do të bëjë që përdoruesit tanë të kënaqen edhe më shumë me rrjetin mobil IPKO, sepse ata do të mund të kombinojnë telefonin më të mirë me shërbimet më të mira të telefonisë mobile në Kosovë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përveç tiparave të reja dhe inovative të telefonit, oferta atraktive e IPKO-së për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus do ta pasurojë edhe më tej kënaqësinë që përdoruesit do ta marrin me telefonin më të famshëm në botë për momentin.

Për më shumë informata lidhur me iPhone, ju lutemi vizitoni www.apple.com/iphone.