Telegrafi

IPKO edhe këtë vit mbështetëse e DokuTech

“Duke e parë rëndësinë dhe peshën e edicionit të parë të DokuTech, IPKO me kënaqësi ka vendosur që edhe këtë vit ta mbështesë ngjarjen e rëndësishme e cila sjell disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë, si dhe ofron mundësi për punëtori dhe bashkëveprim me të rinjtë kosovar, që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion të DokuTech” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Edicioni i këtij viti pritet të jetë shumë i pasur për nga folësit, temat, punëtoritë dhe përmbajtja, ndërsa këtë vit, mbi 40 % e folësave të këtij edicioni janë të gjinisë femërore.

DOKU:TECH ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, SHARE Foundation dhe Dokufest. DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve.

DOKU:TECH do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit që do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë prezentimeve.

Për të mësuar më shumë rreth DOKU: TECH 2015, ose për t’u regjistruar vizitoni: http://www.dokute.ch