Telegrafi

IPKO dhe Vala pa konkurrencë deri më 2014

Drejtori i Autoriteti Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) Ekrem Hoxha ka konfirmuar se të dy opratoret nuk do të kenë konkurrencë.“Licenca për operatorin e tretë nuk mund të realizohet para periudhës tre vjeçare”, tha Hoxha gjatë një dëgjimi publik në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Kurse sa i përket shtrirjes dhe operimin me frekuencat në tërë territorin e Kosovës, Hoxha tha se edhe ajo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kurse për Planin kombëtar të shpërndarjes së spektrit radiofrekuencor, Hoxha tha se ky plan për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës është hartuar nga ekspertët e ART-së në bashkëpunim dhe koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera publike. /Telegrafi/