Site icon Telegrafi

IPKO dhe Datalab me produkt të veçantë për bizneset e vogla dhe të mesme

Në një ngjarje të madhe me qindra përfaqësues të bizneseve vendore dhe të huaja, IPKO dhe partneri i saj Datalab kanë zbuluar një zgjidhje të re dhe të lirë për bizneset e vogla dhe të mesme

Interneti jo vetëm që po e ndihmon të bërit biznes kudo në botë, por edhe po e ndryshon mënyrën e të bërit biznes. Në Kosovë, trendet e fundit të aplikimit të teknologjisë së fundit në biznes do të vijnë nga IPKO dhe Datalab, përmes zgjidhjes së re të quajtur Pantheon, e cila është e bazuar në “cloud”, kushton jashtëzakonisht pak dhe i kushtohet bizneseve të vogla dhe të mesme.

Pantheon është një softuer dhe shërbim modern, i cili është krijuar për t’i ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, në menaxhim e proceseve ditore të kontabilitetit, pa investime për blerjen e programit apo pajisjeve kompjuterike.

Shpalosja e softuerit, PANTHEON, dhe përfitimet nga ky program u bënë publike para shumë përfaqësuesve të bizneseve në Kosovë.

Pantheon i mbulon proceset afariste duke filluar nga: porositja, faturimi, kontabiliteti, pagat e deri te administrimi i prodhimit dhe analitika afariste. Është i ndarë për: bizneset e vogla, prodhim, servise publike, tregti me pakicë dhe për bujqësi e blegtori.

Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin, në fjalën hyrëse tha se interneti është duke e ndihmuar dhe ndryshuar biznesit dhe është shumë e rëndësishme që bizneset në Kosovë të gjejnë një partner për t’ia bërë punën më të lehtë. Sipas tij, zgjidhja më e thjeshtë është programi Pantheon, i cili u ndihmon bizneseve që informatat të jenë më të sigurta dhe është i lirë në përdorim. Përdoruesit mund të lidhen në këtë program duke përdorur internetin e shpejtë 3G, 4G apo edhe atë WiFi.

I pranishëm ishte edhe drejtori Pantheon, Andrej Matrelj. Ai para të pranishmëve tha se për një biznes është shumë e rëndësishme se si shpërndahet informacioni tek konsumatorët, që informatat të jenë të sigurta dhe të gjitha të behën më pak shpenzime.

Dhe ky është misioni i programit Patheon. Andrej vazhdoi duke thënë se ky shërbim në “cloud” është më i shpejti në regjionin e Evropës Juglindore, të cilin e përdorin 12.000 kompani dhe 46.000 përdorues.

Por pse është zgjedhur IPKO për partner?

IPKO tani është kompania më e madhe kosovare në fushën e telekomunikimit, brend i cili i shërben më shumë se 1 milion kosovarë, për çdo muaj. Sot, 85% e popullatës është e mbuluar me 3G, 4G dhe mbi 500 pika Wifi në vende publike.

Sa do të kushtojë ky shërbim?

Çmimet e pakove dallojnë, varësisht se çfarë dëshirojnë të marrin bizneset. Sipas Adrej, çmimet do të fillojnë nga 9 euro deri 30 euro.

Në fund të prezantimit, Pantheon, DataLab dhe IPKO shpërndan për 4 biznese kosovare licenca për programin. 3 çmimet u ndanë për periudhë 6 mujore, kurse një çmim për periudhë 1 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version